"ILIRIA" Shoqata e Pëllumbave Akrobatik të Kosovës

Shoqata ILIRIA është inicuar dhe themeluar me 08.02.2014 në Bern nga një grup i gjërë kultivuesish të denjë me vlera të larta sportive dhe morale të Kultivuesve. Qëllimi i shoqates ILIRIA është që ta kultivojë dhe ta ruaj pëllumbin akrobatik te Kosovës, Anëtaret e shoqates njekohesisht mirren edhe me kultivimin e Gjyljes kosovare si dhe pëllumbave percjelles lartfluturues. Selia e shoqates ështe gjithmone aty ku vendos udhëheqsia e shoqatës e zgjedhur ne mënyre demokratike dhe transparente. Shoqata është themeluar ne baza sportive dhe si e tillë nuk është shoqatë politike,fetare dhe as humanitare, por është Shoqatë sportive e cila i detikohet pëllumbave akrobatik te Kosoves (të quajtur edhe Dynek).

Mirë se vini në Web-Faqen e Shoqatës "ILIRIA"
Ju dëshirojm çëndrim të këndshem